Arbëri

Krerët e shtetit mblidhen për të diskutuar zhvillimet në veri, bashkë me ta edhe Gërvalla

Krerët e shtetit janë mbledhur në mbrëmjen e së hënës për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Përveç presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, në këtë takim e pranishme ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes, ky takim është i rregullt koordinues për zhvillimet e fundit.

Siç bëhet e ditur, gjatë këtij takimi është theksuar përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë.