Arbëri

Lëvizja e fundit: Ballisti kërkon azil politik në Kroaci

Simpatizuesi shqiptar i futbollit, Ismajl Morina, i arrestuar sipas kërkesës së Serbisë, i dyshuar se e ka aktivizuar një dron për të fluturuar me një flamur në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri, në Beograd, ka kërkuar azil politik në Koraci, për ta evituar ekstradimin.

Ky person ishte arrestuar në muajin qershor në Kroaci, sipas kërkesës së Serbisë. Një gjykatë në Dubrovnik është pajtuar javën e kaluar, për ta ekstraduar shqiptarin 35 vjeçar në Beograd.

Darko Butigan, avokat i Ismajl Morinës, tha sot se klienti i tij është ankuar kundër ekstradimit dhe, po ashtu, ka kërkuar azil politik në Kroaci.

Avokati Butigan tha se Morinaj frikësohet se nuk do të ketë proces gjyqësor korrekt në Serbi.

Në ndeshjen kualifikuese futbollistike ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në tetor të vitit 2014 në Beograd, u shkaktua incident, kur droni me një flamur nacionalist shqiptar fluturoi mbi fushë, raporton AP nga Zagrebi.