Arbëri

KQZ shpjegon procedurën e votimit përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

“Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për regjistrim për të votuar përmes postës për Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KQZ kërkon që të regjistroheni deri më 23 Gusht 2017.

Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:

• Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 22 tetor 2017,

• Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të keni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,

• Apo vërtetim që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.

Hapat për të votuar përmes postës: