Arbëri

Betohen 54 gjyqtarë të rinj

Janë betuar me një ceremoni solemne 54 gjyqtarë të rinj të Republikës të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se Republika e Kosovës ka bërë dhe po bënë reforma në vazhdimësi me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të punojë sa më mirë.

“Do të duhet një punë e palodhshme, sidomos në fushën e drejtësisë. Të gjithë duhet të jemi të angazhuar në respektimin e rendit ligjor dhe juridik që të ecim përkrahë vendeve demokratike”, tha Thaçi, përcjell ksp.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se vlerëson punën e Gjyqësorit të Kosovës pasi që sistemi gjyqësor në Kosovë ka nevojë për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve në dhënien llogari dhe transparencën.

Ai uroi gjyqtarët e rinj duke i ftuar ata të jenë shembull të demokracisë së mirëfilltë dhe mbrojtjes së ligjit.