Arbëri

AAK-ja i premton SBASHK-ut angazhim në miratimin e ligjit për paga

AAK, SBASHK

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të mërkurën, duke i premtuar angazhim deri në miratimin e ligjit për paga.

Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit, Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi. U pritën nga kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton EO.

Tahiri ka thënë se do të angazhohen edhe që të merren parasysh kërkesat e sindikatave.

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”, ka thënë ai.

Grupi Parlamentar i AAK-së do të takohet edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.