Arbëri

Vuçiqi për propozimin franko-gjerman: Na futën në qoshe me dhunë

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar propozimin franko-gjerman që ka dal si një “dokument pa adresë”, tha se Serbia është futur në qoshe me dhunë, përcjell gazeta serbe “Blic” të enjten.

“Pozicioni ynë është i tillë që hapësira jonë është e kufizuar me mikronë. Na kanë mbështetur qëllimisht në një qoshe, me forcën e tyre, jo me forcën e argumenteve”, tha Vuçiq, teksa e komentoi propozimin franko-gjerman si mundësi për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi.

Ai i quajti gënjeshtra deklarimet e qëndrimet e zyrtarëve ndërkombëtar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i hequr targat ilegale serbe është legjitim.