Arbëri

UP-ja hap konkurs për rektor më 24 tetor

Descriptive Text

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të hapë konkurs për pozitën e rektorit të tij nga 24 tetori.

UP-ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi se pas shkarkimit të rektorit, Naser Sahiti, atë do ta zëvendësojë Luljeta Plakolli-Kasumi, e cila si, e cila siç thuhet nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor.

“Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik. Konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojmë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës”, thuhet në njoftim.

Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit, të premten nga Këshilli Drejtues i UP-së.