Arbëri

Rizvanolli: Shpresoj që masat e BE-së për energji të na përfshijnë ne e të kenë efekte pozitive

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë se shpreson që Bashkimi Evropian në masat që do të marrë për ta luftuar krizën energjetike do ta përfshijë edhe Kosovën dhe ato të kenë efekte pozitive.

Rizvanolli ka folur në Pragë të Çekisë para takimit joformal të ministrave të Energjisë.

“Kosova po përballet me shumë sfida energjetike, si edhe shumë shtete tjera. Mbështetemi në import gjatë dimrit dhe kjo bën që të kemi dimër të vështirë. Po shpresojmë që masat që merr BE-ja të na përfshijnë ne e të kenë ndikim pozitivë”, ka thënë Rizvanolli, ndërsa ka thënë se do të tregojë se çfarë do të ndihmonte Kosovën në këtë periudhë.