Arbëri

2.5 milionë € shtesë, BALFIN Group rriti rrogat për të gjithë punonjësit

Përfitojnë rreth 5,000 punonjës

Inflacioni dhe rritja e çmimeve, kanë krijuar një situatë të vështirë për të gjithë. Si përgjigje zbutëse BALFIN Group, një nga grupet më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, ka aprovuar rritjen e rrogave për punonjësit me 7% dhe 5%.

Sipas Departamentit të Burimeve Njerëzore në BALFIN Group, vendimi është marrë për si reagim për situatën e krijuar nga rritjet e çmimeve dhe për t’iu gjendur pranë punonjësve të shoqërive të Grupit. Rritja e pagës do të jetë në dy fasha ku ata që kanë pagesën më të ulët do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe. Për punonjësit paga bruto e të cilëve është deri në 1,000€ rritja do të jetë 7% ndërsa për punonjësit të cilët paga bruto është mbi 1,000€ rritja do të jetë 5%.

Si rrjedhojë e këtij vendimi të Bordi Drejtues i Grupit BALFIN, fondi i pagave do të rritet me 2.5 milionë Euro në vit dhe përfitues janë rreth 5,000 punonjës.

Kjo nuk është hera e parë që Grupi BALFIN ndërhyn për t’iu gjendur pranë punonjësve. Në vitin 2019, suporti i Grupit jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për punonjësit e tij të prekur nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, ishte në forma të ndryshme dhe direkte.

*Artikull i sponsorizuar

Image