Arbëri

Tahiri e akuzon Qeverinë për konflikte e ndasi: Lëri fjalët, vepro

Besnik Tahiri - AAK

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në vend të konflikteve dhe ndasive mes qytetarëve, Qeveria duhet të shtojë unitetin nacional, veprimet urgjente e konkrete për përballimin e krizës,

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore ‘Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, Tahiri u shpreh se trendet negative në investimeve dhe konsum kërkojnë reagim urgjent nga ana e Qeverisë.

“Ekonomia me trende negative në mungesë të investimeve dhe konsumit, Qeveri, lëri fjalet vepro!
Raporti i Bankës Botërore ‘Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, paraqet indikacione tejet negative në ngadalësimin e Bruto Prodhimit Vendor (GDP), në 3.1% në vitin 2022, që do të pasohet me ngadalësimin e investimeve dhe konsumit privat. Ky raport që është negativ për Kosovën, kërkon atë që ka kohë që po theksohet nga AAK, nevojën për mbështetje për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje si energjia dhe ushqimet, në fokus tek ata që cenohen më tepër”, ka shkruar ai.