Arbëri

47 raste të reja me COVID-19 të martën në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar të martën 47 raste të reja me COVID-19, ka njoftuar Ministria shqiptare e Shëndetësisë.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 852 testime ditore të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 81 persona, duke e ulur kështu numrin e rasteve aktive.

Aktualisht 398 persona vazhdojnë të jenë të infektuar. Katër prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.