Arbëri

Mot me diell të premten në Kosovë

Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së.