Arbëri

Tahiri: Kurti përmes grevës po e mat rezistencën qytetare

Descriptive Text

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se një grevë legjitime kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tallja me grevistët është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë.

"Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë", ka shkruar mes tjerash Tahiri.

Sipas tij, “një lëshim për Kurtin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për Kurtin nesër”.

Ai ka thënë se është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike janë duke u ballafaquar.