Arbëri

Vuçiqi nga New Yorku njofton se një shtet tjetër ka tërhequr njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar nga New Yorku, se ka marrë një notë tjetër nga një shtet për tërheqje të njohjes së Kosovës.

Vuçiq e ka quajtur këtë lajm të mirë për Serbinë.

Vuçiqi ka thënë se po u lëshohet informata shteteve anëtare se nuk është e nevojshme që Kosova të jetë në OKB për t’u pranuar në Këshil të Evropës.

“Tani u kanë lëshuar një njoftim shteteve anëtare ku kanë thënë se nuk kanë nevojë që e ashtuquajtura Kosovë të jetë pjesë e OKB-së për t’u pranuar në Këshill të Evropës. Ky është presion shtesë ndaj Serbisë që të pranopjmë letrat që nuk ekzistojnë dhe për të cilat nuk duhet të flasim, e të cilat për fat nuk i kam marrë në dorë e nuk mund të më akuzojnë se e kam nxjerrë në publik, sepse nuk i kam marrë fizikisht”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se është periudhë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë.

“Ata po punojnë për të siguruar mbështetjen e drejtpërdrejtë të atyre që e bënë Kosovën ashtu siç mendojnë të pavarur, dhe ne nuk mendojmë kështu, pasi OKB-ja është e rëndësishme për n. Ne gjithmonë do t’i referohemi të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së OKB-së. Por dua të them se sjelli lajm të mirë për qytetarët e Serbisë. Kam marrë edhe një notë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq. “Thjeshtë dua t’u them qytetarëve të Serbisë se kjo është edhe një dosje në kasafortën tonë, ne kemi edhe një shënim, kështu që ne po forcojmë pozitën tonë”.

Vuçiq ka thënë se do të angazhohet për një zgjidhje kompromisi dhe do të forcojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në.

“Ashtu siç përpiqem të mbajë marrëdhëniet e mira me Rusinë e Kinën. Kjo është politika e vetme që mund të kemi. Për shkak të Kosovës, ne mund të kemi vetëm anën tonë. Ne duhet të jemi kudo, sepse po luftojmë për jetën e popullit dhe shtetit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se në ditët e ardhshme do të merren vendime të rëndësishme. 

“Në shtatë apo dhjetë ditët e ardhshme do të marrim vendime të rëndësishme, për të cilat do të njoftojmë qytetarët dhe besojmë se gjatë javës së ardhshme do të njoftojë për masa të reja dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.