Arbëri

Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas një komunikate dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu njoftohet se në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.