Arbëri

Presidentja hungareze të martën viziton Kosovën

Me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani, të martën për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Ajo do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në orën 09:00.

Ceremonia e pritjes nga presidentja Osmani do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në orën 09:20.

Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë për media.

Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidente me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.