Arbëri

Qeveria: Takime me sindikatat ka pasur, por mungon gatishmëria për të ecur përpara

Descriptive Text

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se mes Qeverisë dhe sindikatave ka pas komunikim dhe takime.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se deri tani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën dhjetë herë me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Ai ka shkruar se ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK-në.

Sipas tij, ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut”, ka thënë ajo.

Sipas tij, gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

“Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka thënë ai.

Drejtues të SBASHK-ut kanë akuzuar Qeverinë për moskomunikim. Ata kanë akuzuar kryeministrin Kurti se nuk i ka takuar asnjëherë prej fillimit të grevës.