Arbëri

Peshiq: Vuçiq nuk ka sqaruar çfarë pret nga “dialogu i brendshëm” për Kosovën

Sociologia serbe, Vesna Peshiq, kryetarja e dikurshme e Alenacës Qytetare, në një deklaratë opër gazetën “Danas” të Beogradit, tha se ende nuk e ka të qartë se cili është shkasi dhe cili qëllimi i dialogut të paralajmëruar, kush janë aktorët, ndërsa konsideron se nuk mund të arrihet një qëndrim i përbashkët (në Serbi) rreth Kosovës, transmeton Koha.net.

“Presidenti Vuçiq duhet të dalë i pari me idenë e formuluar qartë se cili është qëllimi i bisedimeve për Kosovën dhe jo i fundit, siç ka paralajmëruar. Ai duhet të sqarojë drejtimin e pikëpamjeve të tij rreth kësaj teme, të ofrojë platformën që do të përmbante variante të ndryshme dhe të shpjegojë konsekuencat e përzgjedhjes që do të bënim. Vetëm atëherë mund të hapim debatin publik. Më intereson se çfarë detyrimesh merr mbi vete Vuçiq duke hapur debatin. E gjithë kjo më ngjason në një lëmsh të zakonshëm, si edhe në situata si shumë herë më parë. Mendoj se ai edhe këtë përrallë do ta harrojë brenda 15 ditësh”, ka thënë Peshiq.

Sipas saj, qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) është i njohur, por ka përkujtuar sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë kisha nuk guxon të përzihet në punët shtetërore.

“Së pari duhet të shikohen interesat e qytetarëve dhe të shtetit, dhe jo interesat e Kishës”, - është shprehur sociologia.

Millovan XDrecun, deputet i SNS dhe kryetar i Këshillit për Kosovën e Metohinë në Kuvendin e Serbisë, konsideron se vendimi për dialog është i arrirë dhe politikisht racional, se pozita ndërkombëtare e Serbisë tash është e favorshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme, e po ashtu edhe vendimi për qasje ndaj Kosovës duhet të merret në organet e shtetit dhe jo ato kishtare.

“Është interes yni të zgjidhim problemin e Kosovës dhe marrëdhëniet me shqiptarët”, është shprehur Drecun, i pyetur nëse nisma e presidentit Vuçiq për dialog të brendshëm mund të ndërlidhet me kushtëzimin e Serbisë në rrugën e saj për në Bashkimin Europian me njohjen e pavarësisë së Kosovës.