Arbëri

Balla paralajmëron se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga BE-ja

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, hodhi akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke thënë se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë, raporton Euronews.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendi, Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai paralajmëroi se Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Evropian.

“Është për turpin e këtij Kuvendi që një non grata i shpallur nga SHBA-ja, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE-ja, vijon të livadhisë i qetë”, u shpreh Balla.

Paraprakisht, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është një aleat i president serb Aleksander Vuçiq.