Arbëri

Bajrami: Një JO e madhe për Kadri Veselin

Descriptive Text

Deputetja e zgjedhur nga Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Hikmete Bajrami, ka thënë se nuk do ta votojnë kryetarin e Kuvendit, nëse ai është Kadri Veseli.

Sipas Bajramit kjo është pasi që Veseli ka lejuar trazirat që kanë ndodhur në legjislaturën e kaluar.

Madje ajo tha se seanca e 3 gushtit lë të dyshojë që PAN-i nuk i ka numrat.

“Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, te gjithë kemi qenë njëzëri dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin. Besoj që kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohet ndërsa JO e madhe është për Veselin”, tha deputetja Bajrami.