Arbëri

Mbi 1.300 raste të dhunës për 6 muaj

Descriptive Text

Me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të popullatës mbi dhunën në familje, është organizuar një fushatë vetëdijësuese të martën.

Kjo fushatë e organizuar nga Instituti Clard dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi është në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual”.

Gjatë fushatës janë shpërndarë mbi 20 mijë broshura informative e janë mbajtur ligjërata në shkollat e mesme.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se qëllimi i kësaj fushate është informimi i qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre në rastet e dhunës në familje.

"Në kuadër të projektit me Institutin Clard kemi ofruar me qindra raste ndihma juridike falas. Edhe përkundër kampanjave fatkeqësisht ende gjyqtarët, prokurorët e policia nuk janë në gjendje të ushtrojnë kompetencat e tyre", ka thënë Miftaraj.

Anton Nrecaj nga Instituti Clard ka njoftuar se për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë raportuar në të gjithë Kosovën mbi 1.300 raste të dhunës.

{gallery}