Arbëri

Gjykata Themelore sërish hedh poshtë kundërshtimet në rastin e Sali Mekajt

Ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i është refuzuar për të dytën herë kërkesa për hedhje poshtë të aktakuzës kundër tij, e cila është ngritur në maj të vitit të kaluar. Këto ditë Gjykata Themelore e Prishtinës e ka konsideruar kërkesën si të pabazuar, njësoj si herën e parë.

Të pabazuara i ka konsideruar edhe kërkesat e tre të akuzuarve të tjerë, të cilët bashkë me Mekajn po përballen me drejtësinë për korrupsion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata e shkallës së parë është obliguar që ta trajtojë sërish qëndrueshmërinë e aktakuzës në këtë rast për shkak se Apeli ka vendosur që ta kthejë rastin në rivendosje. Ka konstatuar se nuk është arsyetuar kryerja e veprave penale dhe nuk është përcaktuar se në çfarë provash konkrete është ngritur aktakuza.

Ish-kryetari i Apelit akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse Vlora Gorani, Mentor Seferaj dhe Ali Seferaj akuzohen për shtytje në kryerje të veprës penale, si dhe për dhënie ryshfeti. Që nga fillimi ky proces gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa prezencë të publikut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22