Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të dielën në Kosovë

Ditën e diele në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ka bërë të ditur të shtunën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

Sipas njoftimit, në pjesën e dytë të ditës, parashihet të ketë reshje shiu.

“Në orët e para të ditës ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatares. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së.