Arbëri

Vërshohet Shkupi, bllokohen rrugë e qytetarët ngecin rrugëve

Një stuhi e fortë me reshje shiu, breshër, bubullima dhe erë ka goditur Shkupin pasditen e së martës.

Reshjet kanë shkaktuar vërshime në rrugë, duke bllokuar disa prej tyre, raportoi AlsatM.

Në disa pjesë të qytetit ka pemë të thyera, degë dhe çati të dëmtuara.

Rrugët janë bërë vështirë të kalueshme.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKM) e Maqedonisë së Veriut ka shpëtuar 15 qytetarë që kishin ngecur afër sheshit Skënderbeu.

{gallery}