Arbëri

Informata nga KQZ për ndërrimin e Qendrës suaj së Votimit – afati i fundit 12 shtatori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Kjo periudhë ka filluar me datë 26 korrik dhe do të përmbyllet më 12 shtator 2017.

Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini Qendrën tuaj të votimit dhe Si ta ndryshoni atë.

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden nga dita e sotme ta dinë adresën e saktë të Vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së.

Në ueb faqen e KQZ-së, duke klikuar në linkun Ku do të Votosh? – do të hapet një faqe e re. Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të Vendvotimit. Vegza direkte.

SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT BRENDA KOMUNËS?

- Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes aplikacionit online, që është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: Ku do të votosh? – mundëson ndryshimin e Qendrës së Votimit (brenda të njëjtës komunë), duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

- Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

Për më shumë informacione për këtë periudhë, drejtohuni në këtë vegzë.