Arbëri

Trajkoviq: Kosova e fitoi duelin për dokumentet, Kurti s’do të bëjë kompromis

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka thënë se Kosova e ka fituar duelin diplomatik për dokumentet.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia e ka humbur shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitet me formimin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis.

“Është e padiskutueshme që Kosova fitoi duelin diplomatik për dokumentet. Dhe ekipi ynë negociator humbi shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitetin të paktën me formimin e ZSO-së. Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar ajo.

Të shtunën, Serbia dhe Kosova ranë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.