Arbëri

Një i vdekur e 354 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 354 raste të reja me COVID-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast me fatalitet.

Një 54-vjeçare nga Tirana ka humbur betejën me COVID.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 490 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 326.815 raste me COVID, janë shëruar 319.683 qytetarë, ndërsa 3580 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë 3552 raste aktive.