Arbëri

Petkoviq: Kurti e Sveçla treguan se duan konflikte

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk janë të interesuar për marrëveshje, por për konflikt.

Petkoviq e ka mbështetur këtë në deklarimin e fundit të ministrit Sveçla se do të aplikohet reciprociteti për targa e dokumente hyrje/dalje më 1 shtator.

“Albin Kurti e Xhelal Sveçla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë kurrë nuk do të jenë të huaj dhe as tabelat KM nuk do të jenë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Sveçlës janë të paligjshme dhe populli serb s’do t’i lejojë ato. Shantazhi kriminal nga Prishtina nuk do të kalojë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.