Arbëri

Ligji për Zyrtarët Publikë – kërkesë kryesore e grevistëve të administratës

Descriptive Text

Janë bërë pjesë e grevës, në të cilën mësimdhënësit për kërkesë kryesore kanë shtesën prej 100 eurosh nga Qeveria deri në miratimin e Ligjit për Paga, por Administrata shtetërore e nivelit qendror dhe lokal ka edhe një sërë kërkesash të tjera në drejtim të Qeverisë.

Ligji për Zyrtarët Publikë është një prej arsyeve kryesore se përse këta zyrtarë janë në grevë.

“Shumicën e kërkesave i kemi të përbashkëta, që është Ligji i Pagave, Ligji për Sigurime Shëndetësore, Plotësim-Ndryshimi për Skemën Pensionale. Këtu përfitojnë njerëzit që kanë punuar gjatë kohës së Millosheviqit, paguhen nga taksat, ndërsa që e kanë lëshuar institucionet sot sanksionohen, pasi nuk i kanë 15 vjet përvojë punë dhe kërkesa për 100 euro shtesë për kategori të caktuara pasi kemi edhe shërbyes civilë që marrin më pak se 300 euro, është vështirë të mbijetohet me këtë pagë, ndërsa si kërkesë që ka dalë në fund dhe për të cilën kemi hyrë në grevë është Ligji për Zyrtarët Publikë dhe ky Ligj në këtë format shkatërron atë që ka ndodhur në shërbimin civil, e fshin memorien institucionale dhe krijon mundësi që Administrata shtetërore sa herë të ndërrohen pushtetet, të bëhet target i ndryshimeve dhe rrënimit të gjithçkaje që është ndërtuar”, tha Sefaj, përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror.

Në ditën e dytë të grevës, përfaqësuesit sindikalë janë ankuar për atë që e kanë quajtur presion e kërcënim, duke paralajmëruar se do të dërgojnë kallëzime penale ndaj zyrtarëve.

“Ka pasur tendenca që të bëhet presion nëpërmjet këtyre emailave që ju kanë dërguar nëpër ministritë gjegjësve dhe nëpër agjenci, por zyrtarët janë të vetëdijshëm që kërkesat tona janë të drejta dhe janë lehtësisht të realizueshme dhe e dinë se Sindikata ka fuqi t’i mbrojë. Realisht nëse sekretarët vazhdojnë të trumbetojnë me këto emaila, të cilat bëjnë presion mbi Këshillin e grevistët, do të ushtrojnë kallëzime penale pasi askush nuk mund ta keqpërdorë detyrën zyrtarët e veçmas ud. sekretarët apo zv.sekretarët”, tha Sefaj.

Në administratën publike janë rreth 30 mijë punonjës, ku për disa prej tyre gjithashtu është kërkuar rritja e pagës prej 100 eurosh.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës një ditë më parë ka hyrë në grevë të përgjithshme.