Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të martën në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 606 raste të reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 1.732 testime të kryera.

Me 524 të shëruarit që janë shënuar së fundmi, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 318.400.

Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive me koronavirus, i cili ka shkuar në 3.664.

Ministria ka njoftuar se 23 persona janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.