Arbëri

203 raste të reja me COVID-19 të hënën

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën, se 203 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga 632 testime të kryera.

Sipas MSH-së, 393 pacientë u shëruan, derisa numri i rasteve aktive është 3.195.

Shkalla e rasteve pozitive në Kosovë është 23.77 për qind.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, paralajmëroi se Kosova do të mund të përballet me një valë të re të pandemisë gjatë vjeshtës. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.