Arbëri

Petkoviqi: Trajkoviq, dikur zëdhënëse e Kurtit, tash e NATO-s

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur zëdhënëse të NATO-s, politikanen serbe, Rada Trajkoviq, që tha se detyrat kryesore të NATO-së janë ofrimi i sigurisë dhe liria e lëvizjes.

Petkoviq shkroi në Twitter të dielën se Trajkoviq është në rolin e zëdhënës së NATO-s, e kjo sipas tij, nuk është e habitshme, transmeton KOHA.

“Kjo nuk është për t’u habitur, tani ka kaluar nga mbështetja për Albin Kurtin në atë të NATO-s. Vetëm se ajo kurrë nuk ka qenë në anën e serbëve dhe të Serbisë. Dhe kur ROSU-ja pushton veriun, nuk e shqetëson”, thuhet në reagimin e Petkoviqit.

Trajkoviq u shpreh në këtë rrjet social se është në mandatin e KFOR-it edhe heqja e barrikadave.