Arbëri

Nagavci deklarohet për shaminë në shkolla: Dihet karakteri i shtetit tonë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndër çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, është deklaruar edhe për lejimin e shamisë në shkolla.

Në konferencë para mediave, ajo ka thënë se e gjithë fushata e ngritur kohën e fundit në Kosovë për shaminë në shkolla është e paqëndrueshme.

Teksa ka përmendur karakterin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, ka thënë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për lejimin ose jo të shamisë në shkollë.

“Nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pasur asnjëherë aq sa unë di. Gjithë kjo fushatë që e shihni kohën e fundit nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe institucioneve publike. Udhëzimit administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është e vërtetë që ky udhëzim ka disa çështje ligjore sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHTI-t, por rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Udhëzimi do mbetet në fuqi dhe do shohim si e rregullojmë tutje në aspektin formal ligjor”, tha ministrja.