Arbëri

Tahiri për reduktimet e rrymës: Po na matet pulsi, t’i themi stop tash

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se paralajmërimi për reduktime të rrymës është matje e pulsit për atë që do të ndodhë në dimër.

Ai përmes një postimi në Facebook, këtë e ka quajtur “test të mashtrimit” nga ana e Qeverisë Kurti.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shkruar ai.

Nga sot (e hënë), KEDS-i ka paralajmëruar reduktime të rrymës për të gjithë konsumatorët, 6 me dhe 2 orë pa të.