Arbëri

Bie interesimi për gjimnazin që ishte hapur për të qenë elitar

 

Drejtori i Gjimnazit, Shemsi Berisha, ka kritikuar institucionet qendrore për mosndërtimin e një konvikti, i cili ishte i paraparë që nga themelimi i kësaj shkolle. Në Shoqatën e Matematikanëve kanë kërkuar që të stimulohen nxënësit me bursa dinjitoze. Gjimnazi është hapur më 2014 me synimin që të mbledhë nxënësit më të mirë në gjithë Kosovën që duan të studiojnë matematikën

Interesimi i semimaturantëve për regjistrim në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, i hapur me synimin që të bëhet shkollë elitare, ka rënë, sipas stafit menaxherial të këtij institucioni arsimor.

Në këtë gjimnaz sivjet u regjistruan 39 të rinj, nga 50 vende të lira. Në këtë institucion parauniversitar të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e komunave të Kosovës.