Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Descriptive Text

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 806 raste të reja pozitive me koronavirus kanë rezultuar nga gjithsej 2.180 testime të kryera.

Me 703 të shëruar së fundmi, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 308.848.

Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka shkuar në 7.029.

Sipas njoftimit, 22 persona të infektuar janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.