Arbëri

Mbi 4,400 persona kërkuan shërbime në Klinikën e Psikiatrisë këtë vit

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Psikiatrisë së QKUK-së, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4,450 pacientë. Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste.

Raste urgjente kanë qenë 1,257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1,652 raste.

Ndërkohë, vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771.

Sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime.