Arbëri

SHSKUK-ja merr donacion prej KFOR-it italian

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar të premten një donacion të pajisjeve intensive nga KFOR-i italian në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se pajisjet do të përdoren në Klinikën e Pediatrisë.

Ai tha se do të punojnë për të ngritur kapacitetet në sistemin shëndetësor që pacientët të trajtohen në vend dhe jo jashtë.

“Italia ndër vite ka ndihmuar sistemin shëndetësor të Kosovës. Ne jemi të dedikuar që të ngrisim kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturës që ta ndalim rrjedhjen e pacientëve tanë jashtë vendit. Obligimi ynë është që këto pajisje t’i ruajmë dhe të kujdesemi për to në funksion të shërbimit tonë”, tha ai.

Ambasadori italian, Antonello De Riu, tha se ky donacion do të jetë ndihmë për trajtimin e foshnjave. Shtoi se me këtë donacion përmbushet mbështetja e Italisë për shëndetësinë në Kosovë.

“Donacioni i sotëm përmbushë mbështetjen e Italisë në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor të Kosovës”, tha ai.

{gallery}