Arbëri

SHSKUK: Po trajtohen 70 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar të enjten se 70 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të SHSKUK-së, 16 pacientë janë në Klinikën Infektive dhe dy në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtruar tetë pacientë, ndërsa në Klinikën e Pediatrisë shtatë pacientë.

Spitali i Gjakovës po trajton 13 pacientë, ai i Pejës 12, Gjilanit tetë, Mitrovicës tre dhe Prizreni një.