Arbëri

Osmani takon Rohden: E rëndësishme t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.

Osmani theksoi se në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga ZPRK.

Ajo shtoi se “Kosova është gjithnjë e gatshme që të ndërmarrë hapa, të cilët kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit”.

Në komunikatë thuhet se Osmani theksoi rëndësinë që t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovës.