Arbëri

Jeremiq në Kosovë: Momente të vështira për serbët

Kandidati për kryetar të Serbisë e ish- ministër i Jashtëm i këtij vendi, Vuk Jeremiq, në kuadër të fushatës së vet presidenciale, ka qëndruar sot në Kosovë dhe ka vizituar Patrikanën e Pejës, transmeton koha.net.

Nuk ndihet Jeremiq për këtë vizitë ka kërkuar lejen nga organet përkatëse të vendit dhe nëse ai e ka pasur këtë leje.

Në Patrikanën e Pejës ai është takuar me klerikun Haritinom.

"Patrikane e Pejës është njëri nga gurët themeltarë të kulturës dhe traditës sonë. Me shekuj ka qenë dëshmitare e momenteve tona të ndritshme, të famshme por edhe të vështira të historisë sonë. Edhe ky është njëri nga momentet e vështira kur duhet të jemi të fortë në përcaktimet për të mbrojtur kulturën tonë, identitetin tonë, të dimë kush dhe nga jemi e të mbrojmë interesat tona kombëtare“, citon b92 të ketë thënë Jeremiq.

Vuk Jeremiq, derisa ka qenë kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s, 2011-2012, ka thënë se Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm përmes trupit të tij të vdekur.