Arbëri

Shtëpia botuese “KOHA” me zbritje deri në 80% për mërgimtarët

Descriptive Text

Shtëpia botuese “KOHA” ofron zbritje deri në 80% për mërgimtarët, për një numër të madh të librave, gjatë muajit të diasporës.

Fidan Imeri nga kafe-libraria “KOHA” ka thënë në “Sot” të KTV-së të mërkurën se në zbritje përfshihen 128 tituj, derisa 31 prej tyre janë tituj të ri.

“Shtëpia botuese “KOHA” e vazhdo traditën gjatë muajit të diasporës ofron zbritje për mërgimtarët. Kjo është zbritje deri në 80%. Ka interesim të madh prandaj kemi vendosur ta ofrojmë këtë zbritje për muajin e diasporës. Këtu përfshihen 128 tituj. Këtë vit “KOHA” ka dalë me 8 tituj të ri, gjithsej prej pandemisë e deri sot janë 31 tituj të ri”, ka thënë Imeri.

Ai ka sqaruar se zbritja vlen për 30 ditë derisa për titujt e rinj zbritja është deri në 20%, ndërkaq për ata të vjetër është deri në 80%.

“I kemi diku deri në 30 tituj me çmim nga 1 euro dhe janë diku rreth 40 tituj me çmim 2 euro. Oferta ekziston për 30 ditë”, është shprehur Imeri.