Arbëri

Largohet nga puna një doganier, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Descriptive Text

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për largimi nga puna të një zyrtari doganor. Sipas, njoftimit të Doganës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se zyrtari ka keqpërdorur pozitën.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë dhe Dogana ka thënë se provat janë të qarta.

“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik. Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.