Arbëri

Begaj e thërret Osmanin në telefon, jep mbështetje për vendimet e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar të hënën një telefonatë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, me ç’rast Begaj mbështeti vendimet e institucioneve të Kosovës lidhur me reciprocitetin dhe maturinë e treguar.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani ka falënderuar homologun Begaj për mbështetjen dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Të dy presidentët janë dakorduar për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.