Arbëri

Rruga për në Bërnjak vazhdon të jetë e bllokuar

Rruga që të çon në pikë kalimin kufitar në Bërnjak vazhdon të mbetet e bllokuar, pavarësisht se ajo që të çon në Jarinjë tashmë ka nisur të zhbllokohet.

Ekipi i KOHËS që po qëndron në rrugën për në Bërnjak ka bërë të ditur se disa vetura, përfshirë kamionë po vazhdojnë të qëndrojnë aty në formë barrikade.

Policia e Kosovës ka rikonfirmuar të hënën se pikë kalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të tyre, me mjete të rënda.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se vendimi për pajisje me dokumentin hyrje-dalje po vazhdon të zbatohet.

 
Rruga për në Bërnjak vazhdon të jetë e bllokuar

Rruga për në Bërnjak vazhdon të jetë e bllokuar ? Koha.net/r337150

Posted by Koha.net on Monday, August 1, 2022