Arbëri

513 raste të reja me COVID-19 të hënën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 513 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas MSH-së, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.464.

Të testuar brenda 24 orëve të fundit janë 1.287 persona.