Arbëri

Forca të shtuara tek Ura e Ibrit, automjetet nuk po lejohen të kalojnë në afërsi

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë te Ura e Ibrit, ndërsa veturave po u ndalohet qarkullimi deri 100 metra larg.

Në afërsi të Urës janë parë dhjetëra qytetarë. Sirenat janë ndezur në veri të Mitrovicës, ndërsa është raportuar për bllokimin e rugës në Rudare të Zveçanit dhe në Zubin Potok.

Në afërsi të Urës së Ibrit shihen Njësite speciale e po ashtu forca të KFOR-it dhe karabinierë italianë.

Bllokimi ka ardhur pak orë para se të hyjnë masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Serbisë sa i përket letërnjoftimeve. Qytetarët që futen në Kosovë me letërnjoftime të Serbisë nga 1 gushti do të pajisjen me një dokument për qarkullim në hyrje dhe dalje të Kosovës.