Arbëri

SHSKUK: 87 pacientë po trajtohen për COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 87 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 në Intensive, Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5, pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacient, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një vdekje si pasojë e koronavirusit dhe janë shënuar edhe 918 raste të reja.