Arbëri

Osmani mirëpret ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në

Descriptive Text

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin e Kompaktit.

Kuvendi i Kosovës me 89 vota pro ka ratifikuar të enjten marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së.

“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!” – ka shkruar Osmani në Facebook.