Arbëri

Dy të vdekur e 1.603 raste me COVID-19 të enjten në Kosovë

Dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga testimi i 3.946 mostrave, 1.603 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Gjatë kësaj periudhe, u shëruan 1.792 persona.

10.639 është numri i rasteve aktive.

Vetëm 141 persona u vaksinuan të mërkurën.